Premiera e “Shame and Money” në Berlin, në fokus kinemaja kosovare
19 September, 2026 - 20:48 Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar për premierën në Berlin të filmit “Shame and Money” (“Von Scham und Geld”), me regji të regjisorit kosovar Visar Morina. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Ajeti ka ndarë momente nga kjo ngjarje, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve gjermane, ambasadorë, anëtarë të trupit diplomatik, gazetarë, artdashës dhe pjesëtarë të diasporës kosovare. Në premierë ishin të pranishëm regjisori Visar Morina dhe aktorët Astrit Kabashi, Flonja Kodheli dhe Fiona Gllavica, të cilët bashkëbiseduan me publikun pas shfaqjes dhe ndanë përvojat e tyre lidhur me realizimin dhe rrugëtimin ndërkombëtar të filmit. Sipas njoftimit të ambasadorit Ajeti, premiera ishte një mundësi për të promovuar kinemanë kosovare në Gjermani dhe për të forcuar...
Burimi:
kultplus.com