Prejardhja shqiptare e popullsisë së Sanxhakut është e lartë

Prejardhja shqiptare e popullsisë së Sanxhakut është e lartë

Rizah Gruda: Me prejardhje shqiptare Plava e Gucia 90%, Rozhaja 95%, Tutini 95%, Sjenica  80%, N. Pazar 85%… Ismet Azizi Simpoziumin shkencor ndërkombëtar “Tjetërsimi i popujve josllavë në Sanxhakun e Pazarit të Ri dhe në Malin të Zi”, i mbajtur një muaj më parë ka zgjuar interesim të konsiderueshëm edhe në mesin e intelektualëve! Çdo ditë e më tepër intelektualët në Sanxhak janë duke reflektuar në lidhje me këtë temë. Kumtesat e lexuara në simpozium, e që pritet të botohen së shpejti, kanë sjellë prurje të reja në këtë simpozium. Nga 25 kumtesa që u lexuan, po i përmendim vetëm disa: Statistika demografike për Pazarin e Ri në fillim të shek. XX; Jeni Pazari në burimet osmane deri në fund të shek. XVII; Statistikat zyrtare të regjistrimit të...