Prej tetorit 2024 mbrapa hekurave, avokati i Ilir Metës kërkon zëvendësim të masës së sigurisë në GJKKO

Prej tetorit 2024 mbrapa hekurave, avokati i Ilir Metës kërkon zëvendësim të masës së sigurisë në GJKKO

Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka depozituar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj klientit të tij. Aktualisht, Meta ndodhet në burg, pas arrestimit të tij në 21 tetor të vitit të kaluar. Vetëm pak ditë më parë SPAK vendosi të zgjasë edhe më 6 muaj hetimet ndaj ish-Presidentit të Republikës dhe kreut aktual të Partisë së Lirisë.
Burimi: Sot.com.al