Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Prej 10-muajsh në qeli! Ilir Meta kërkon lirinë, GJKKO vendos sot për fatin e tij
Ilir meta TIRANË-Sot pritet të mbahet seanca në GJKKO për Presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Mbrojtja e kreut të Partisë së Lirisë ka dorëzuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurimit. Në kërkesë argumentohet se SPAK ka përfunduar tashmë hetimet në ngarkim të Ilir Metës, dhe për rrjedhojë, vijimi i masës së paraburgimit nuk ka më bazë procedurale. Po kështu, në kërkesën e tij për lehtësim të masës së Metës, avokati propozoi që ish-Presidentit t’i bllokohet pasaporta në mënyrë që të mos ketë mundësi të dalë nga Shqipëria. Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për...