Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pregapuca: Poshtërimi që ndjeva si shqiptar, pas videos përçmuese të këshilltarit amerikan të Berishës
👁12693
Nga Amarildo Pregapuca Më rrenqethi ajo video e LaCivitës. Duhet të rrënqethi, çdo njeri me dinjitet, shqiptar ose jo, që jeton dhe punon brenda territorit të kësaj Shqipërie. Mu kujtua koha, kur për Shqipërinë flisnin vetëm me përçmim, vetëm me tallje dhe vetëm me gjuhën e një grope njerëzore.. Sa herë përmendej emri i saj, banorët e saj dhe politikanët e saj..në çdo kënd të botës.Nuk ka shumë që gjuha ndryshoi. Çdo personalitet, gazete, çdo i huaj apo kanal televiziv, çdo shorts apo video ku flitej për Shqipërinë apo shqiptarët, kishte diçka të bukur, njerëzore, një arritje, një falenderim apo...