Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Prapaskenat e takimit Trump-Putin/ Presidenti amerikan i kërkon Melonit organizimin në Romë, Moska kundërshton: Italia është shumë miqësore me Ukrainën
Megjithatë, propozimi është refuzuar nga Moska, e cila e konsideron Italinë si një vend “shumë të rreshtuar me Kievin”, sipas medias italiane. Sipas burimeve diplomatike, Trump e telefonoi Melonin të enjten më 7 gusht dhe i propozoi që takimi të zhvillohej në Romë të hënën. Kryeministrja italiane u shpreh menjëherë e gatshme për ta pritur samitin. Propozimi më pas u bë zyrtar edhe nga senatori amerikan Marco Rubio gjatë një takimi të zhvilluar mes këshilltarëve të sigurisë kombëtare të Italisë, Francës, SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Ukrainës dhe Finlandës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e mbështeti menjëherë nismën dhe e konsideroi “shumë të favorshme”. Por reagimi i Rusisë ishte i menjëhershëm dhe negativ: Moska kundërshton idenë për zhvillimin e një takimi në Itali, pasi e konsideron...