Prania besnike te PS Gjirokastër, Kumbaro: Punojmë për të afruar strukturat tona me qytetarët

Prania besnike te PS Gjirokastër, Kumbaro: Punojmë për të afruar strukturat tona me qytetarët

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Gjirokastër, Mirela Kumbaro, ka zhvilluar një takim me qytetarë në qytetin e Gjirokastrës, së bashku me deputetin tjetër të qarkut, Piro Dhima, në kuadër të nismës së Partisë Socialiste “Prania Besnike”. Takimi u përqendrua te komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët, dëgjimi i shqetësimeve të tyre dhe diskutimi i ideve e propozimeve për çështje që lidhen me jetën e përditshme në komunitet. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Kumbaro e cilësoi këtë angazhim si një marrëdhënie të çmuar me qytetarët, që synon të forcojë lidhjen mes strukturave të Partisë Socialiste dhe komunitetit. Ajo theksoi se qëllimi i këtyre takimeve nuk është thjesht njohja me problematikat, por krijimi i një komunikimi të vazhdueshëm, për të siguruar që çdo shqetësim i...