Pranga 48-vjeçarit që kultivoi kanabis në Krujë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Pranga 48-vjeçarit që kultivoi kanabis në Krujë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Policia e Krujës, me anë të operacionit policor të koduar “Koordinata”, ka bërë të mundur arrestimin e një 48-vjeçari, i cili akuzohet për kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Rranxë. Sipas njoftimit të policisë, 48-vjeçari u identifikua si autor i kultivimit të 136 bimëve narkotike, teksa nga ana tjetër po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi dy automjete, një të 48-vjeçarit me iniciale S. H. dhe një tjetër të bashkëpunëtorit të tij, me iniciale A. H. Në këto automjete u gjetën pesticide që përdoren në bujqësi, të cilat janë marrë si prova materiale.
Burimi: Gijotina.com