Pr.ligji/ Qeveria rikthen sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet

Pr.ligji/ Qeveria rikthen sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet

Foto ilustruese TIRANË- Qeveria rikthen papritur sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet, por në një version të ndryshuar të projektligjit të mëparshëm, të diskutuar dhe konsultuar disa vite më parë, që u hartua në konsultim me Bankën Botërore. Sigurimi i detyrueshëm i banesave do të ofrohet nga vetë shteti. Përmes projektligjit të hedhur për konsultim publik nga Ministria e Financave i hartuar në Bashkëpunim me Bankën Botërore në nenin 14 thuhet se do të ngrihet 'Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet'. Ky fond krijohet si person juridik publik, i organizuar në formën e një shoqërie aksionare, ku Autoriteti...