Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pr.ligji për strategjinë kundër ndërhyrjeve të huaja, Braçe: Shqipëria e ekspozuar ndaj rreziqeve, të merren masa
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, foli sot në seancën plenare për projekt ligjin për strategjinë kundër ndërhyrjeve të huaja në institucionet shqiptare dhe jo vetëm. Braçe tha se vendi ynë është i ekspozuar ndaj këtyre rreziqeve.“Shqipëria si në vend kandidat për anëtarësimin në BE dhe vend anëtar i NATO-s, nuk është imune ndaj këtyre formave të reja të ndërhyrjes. Përkundrazi pozicioni ynë gjeopolitik, tranzicioni i gjatë institucional dhe mbi të gjitha linjizmi i qëndrimeve të kuvendit dhe shoqërisë shqiptare në tërësi në vendimet e BE dhe të NATO-s, na bëjnë të ekspozuar ndaj rreziqeve që vijojnë të jenë prezentë...