PPP -ja që po rrëzon pushtetin
Nga Lutfi Dervishi PPP -ja që po rrëzon pushtetin Policia, Propaganda, Papërgjegjshmëria 1. Policia. Me ndërhyrjet e dhunshme ndaj të rinjve, gjatë protestave dhe jashtë tyre. Që nga dita e parë, veprimet joprofesionale të policisë i kanë hedh benzinë zjarrit. Veçanërisht shqetësuese janë pamjet e personave civilë, me maska, që ndërhyjnë ndaj qytetarëve dhe të rinjve. Nëse janë punonjës policie, pse thyejne ligjin? Pamjet të kujtojnë praktikat e tontonmakutëve, jo standardet e një policie të një vendi që sapo mbylli kapitullin e 20 të negociarave me BE . 2. Propaganda. Pas pamjeve të dhunës policore, makineria e propagandës u vu në lëvizje. Në vend të shpjegimeve për ndërhyrjet që indinjuan këdo, publikut iu servirën video ku policët shfaqeshin duke orientuar turistët dhe ndihmuar qytetarët. A...
Burimi:
syri.net