Postonte video ku pretendonte se Brigitte Macron ka lindur burrë, çifti presidencial francez padit influenceren amerikane

Postonte video ku pretendonte se Brigitte Macron ka lindur burrë, çifti presidencial francez padit influenceren amerikane

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte ngritën sot një padi për shpifje në Shtetet e Bashkuara kundër influencueses amerikane, Candace Owens për promovimin dhe shfrytëzimin e gjerë në video të lajmit të rremë se Brigitte Macron “ka lindur burrë”. Ky informacion i rremë, i cili u rishfaq shpesh në Francë në mediat sociale pas zgjedhjeve të para të Emmanuel Macron në vitin 2017, u qarkullua gjerësisht jashtë vendit, veçanërisht në SHBA, pasi blogerja e ekstremit të djathtë, Candace Owens e shfrytëzoi atë në mars 2024, duke i dhënë asaj jehonë globale që nga janari 2025 përmes një...