Postoi në ‘TikTok’ sesi votoi, procedohet penalisht 46-vjeçari shqiptar në Itali

Postoi në ‘TikTok’ sesi votoi, procedohet penalisht 46-vjeçari shqiptar në Itali

Drejtoria Vendore e Policisë në Lezhë ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një shtetas 46-vjeçar, pasi publikoi në rrjetet sociale një video që shkel fshehtësinë e votimit. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi R. Z., me banim në Itali, akuzohet për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, pasi në profilin e tij në rrjetin “TikTok” ka shpërndarë një video të regjistruar gjatë momentit që plotësonte fletën e votimit. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ndërsa vijojnë verifikimet për të identifikuar raste të tjera të ngjashme.
Burimi: Javanews.al