Postoi në TikTok fletën e votimit të plotësuar, e ‘pëson’ i riu shqiptar në Gjermani

Postoi në TikTok fletën e votimit të plotësuar, e ‘pëson’ i riu shqiptar në Gjermani

Një i ri shqiptar, banues në Gjermani është proceduar pas publikimit të fletës së votimit. Policia sqaron se nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Shkelja e së drejtës së zgjedhjes”, për shtetasin E. N., 24 vjeç. Ky i fundit ka publikuar në rrjetin social “TikTok”, një fotografi të fletës së votimit (të plotësuar) që e ka siguruar nëpërmjet shërbimit postar, duke qenë se është emigrant në Gjermani. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv