Postoi foto intime të një vajze në rrjetet sociale, procedohet i riu në Fier

Postoi foto intime të një vajze në rrjetet sociale, procedohet i riu në Fier

Një 28-vjeçar është proceduar nga Policia e Fierit pasi dyshohet se ka postuar në rrjetet sociale, foto intime të një shtetaseje 26-vjeçare. “Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. Xh., 28 vjeç, banues në fshatin Çermë, pasi dyshohet se ka postuar në rrjete sociale, foto intime të një shtetaseje 26 vjeçe”, njofton policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Gijotina.com