Postimi i fotos si Papë, kritikohet presidenti i SHBA Trump

Postimi i fotos si Papë, kritikohet presidenti i SHBA Trump

U shpreh disa ditë më parë se dëshironte të ishte Papë, Presidenti Donald Trump ka shkaktuar jo pak polemika me këtë postim. Gjithë zhurma mediatike u shkaktua nga kjo foto e krijuar me inteligjencë ariftificiale ku Trump shihet i veshur si Kreu i Kishës Katolike. Kështu, Konferenca Katolike e Shtetit të Nju Jorkut e akuzoi Trump se po tallte besimin. Ish-Kryeministri italian, Matteo Renzi, gjithashtu kritikoi ashpër postimin e Trump. “Ky është një imazh që ofendon besimtarët, fyen institucionet dhe tregon se udhëheqësi i botës kënaqet duke bërë kllounin.  Ndërkohë, ekonomia amerikane rrezikon recesionin dhe Dollari humbet vlerën”, shkroi Renzi...
Burimi: Opinion.al