Posta e Kosovës nderon festivalin “Akordet e Kosovës” me pullë postare
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë, në bashkëpunim me Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka emetuar një pullë të veçantë postare kushtuar festivalit muzikor “Akordet e Kosovës”, duke e nderuar kështu rikthimin e një prej ngjarjeve të rëndësishme të muzikës shqiptare. Pulla postare u promovua në natën e parë të festivalit, në praninë e artistëve, mysafirëve dhe publikut të shumtë, ndërsa ceremonia u përcoll edhe përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në RTK. Emisioni filatelik përfshin pullën postare dhe zarfin e Ditës së Parë, përmes të cilëve dokumentohet dhe nderohet historia e festivalit, si dhe kontributi i tij në jetën muzikore dhe kulturore të Kosovës. Përmes këtij botimi, Posta e Kosovës synon që historia, identiteti dhe trashëgimia muzikore e vendit të promovohen edhe përtej kufijve. Me këtë rast,...
Burimi:
kultplus.com