“Poshtë diktatori”/ Protestuesit përplasen fizikisht me policinë në bulevard

“Poshtë diktatori”/ Protestuesit përplasen fizikisht me policinë në bulevard

Janë regjistruar sërish momente tensioni para Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur fizikisht me efektivët e Policisë. Efektivët kanë tentuar të largojnë turmën nga sheshi para godinës së Kryeministrisë, duke i shtyrë qytetarët në drejtim të zonës pranë Kryesisë së Kuvendit. Mes protestuesve dhe policisë ka pasur edhe përplasje fizike, teksa efektivët kanë vijuar t’i shtyjnë qytetarët, të cilët nga ana e tyre kanë bërë rezistencë dhe kanë vijuar qëndresën. “Poshtë diktatori”, “Arrestoni Ramën”, janë disa nga thirrjet që janë dëgjuar nga turma e protestuesve, të cilët kanë nisur marshimin në Tiranë.