Portugalia i jep Kristiano Ronaldos edhe goditjen e fundit, ia japin numrin Leaos

Portugalia i jep Kristiano Ronaldos edhe goditjen e fundit, ia japin numrin Leaos

Largimi i papritur i Cristiano Ronaldos nga grumbullimi i Portugalisë ka shkaktuar një situatë të pazakontë, aq sa në zhvillimet e fundit është përfshirë edhe kryeministri portugez, Luís Montenegro. Sipas raportimeve të mediave portugeze, Montenegro ka kontaktuar presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença dhe ka kërkuar të flasë drejtpërdrejt me trajnerin e kombëtares, Jorge Jesus. Telefonata mes kryeministrit dhe trajnerit është konfirmuar nga raportimet e SIC. Gjithçka vjen pasi Ronaldo vendosi të largohej nga grumbullimi i Portugalisë, një ditë para sfidës ndaj Danimarkës në Ligën e Kombeve. Kapiteni i Portugalisë deklaroi se, pas një bisede me presidentin e Federatës dhe konferencës së Jorge Jesus, kishte marrë vendimin për t’u larguar nga ekipi. Ronaldo shtoi se në një moment tjetër do të tregojë të...