Portugalia fiton edhe pa Ronaldo, reagon trajneri Jesus: Rëndësi ka vetëm fitorja, asgjë tjetër s’më intereson

Portugalia fiton edhe pa Ronaldo, reagon trajneri Jesus: Rëndësi ka vetëm fitorja, asgjë tjetër s’më intereson

2 Tetor 2026 10:00 Telesport Pavarësisht polemikave të krijuara rreth Portugalisë pas largimit të Cristiano Ronaldo nga kombëtarja, skuadra “luzitane” fitoi 4-2 në Danimarkë dhe udhëheq renditjen me 9 pikë të plota pas tri ndeshjeve të para. Trajneri i Portugalisë, Jorge Jesus, foli për këtë triumf të rëndësishëm në Nations League, duke anashkaluar çdo gjë që ka lidhje me situatën e krijuar rreth kombëtares. Ndonëse shmangu diskutimin specifik mbi “çështjen Ronaldo”, ai e trajtoi atë në thelb përmes një komenti përmbyllës që ilustron qartë qëndrimin e tij për këtë çështje. “Të gjitha fitoret janë të rëndësishme, ato janë miku më i mirë i një trajneri. E vetmja gjë që më intereson është fitorja, asgjë tjetër nuk ka rëndësi“, tha trajneri i Portugalisë.