Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Portugali/ ‘Energjia elektrike mund të rikthehet brenda natës’, thotë operatori i rrjetit elektrik në vend
👁3176
Energjia elektrike mund të rikthehet në Portugali brenda natës, njoftoi një operator i rrjetit elektrik në vend, duke përsëritur se shkaqet e ndërprerjes së madhe të energjisë që goditi Gadishullin Iberike mbeten të panjohura. “Shpresoj se do të arrijmë të balancojmë të gjithë sistemin gjatë kësaj nate,” tha për mediat drejtori i REN. Kompania administruese REN njoftoi mbrëmjen e sotme se mundi të rikthejë energjinë elektrike për 750 mijë familje nga 6.5 milionë gjithsej, pas ndërprerjes së madhe të energjisë elektrike që goditi vendin dhe Spanjën fqinje. Syri.net-CNN.gr.