Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Portreti i Marije Logorecit, i këtij ylli skenik, vezullimi i të cilit shkëlqen në yjësinë e traditës shqiptare të artit
Nga Albert Vataj Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Marije Logorecit (19 qershor 1988), kujtojmë një ndër figurat më përfaqësuese të skenës dhe ekranit shqiptar, një ikonë që me fuqinë e talentit, karakterit dhe përkushtimit të saj, ngjizi një art të pakrahasueshëm dhe të përjetshëm.Të përpiqesh të përshkruash Marije Logorecin është si të kërkosh të përkufizosh të pakufishmen. Ishte një aktore që nuk përfaqësonte thjesht një emër, por një epokë. Në çdo rol të saj jetonte e gjithë ndërgjegjja e një shoqërie, e gdhendur me ndjeshmëri, temperament, thellësi psikologjike dhe një vëzhgim të imët njerëzor. Figura e saj, si...