Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Portret i rrallë i Mahatma Gandhit shitet mbi 200 mijë dollarë në një ankand në Londër
Një portret i rrallë i Mahatma Gandhi është shitur në një ankand në Londër për 152,800 paund britanikë, 204,648 dollarë. Shuma është shumë më e lartë se çmimi i parashikuar prej 50,000-70,000 paundësh britanikë i shpallur nga shtëpia e ankandeve Bonhams. Piktura me vaj u pikturua në vitin 1931 nga artistja britaniko-amerikane Claire Leighton kur Gandhi vizitoi Londrën. Përshkrimi i portretit thotë se piktura besohet të jetë i vetmi portret me vaj për të cilin pozoi Gandi. Mahatma Gandhi udhëhoqi një lëvizje rezistence paqësore kundër sundimit britanik në Indi dhe mësimet e tij kanë frymëzuar miliona njerëz në mbarë botën. Shumica...