“Porosia e Xhevahires”, tregim nga Mark Pashku Lucgjonaj
Nga Mark Pashku Lucgjonaj T’ue mu marrë fryma, ecsha pas bab’s i cilli hapat i kite t’letë si krah zogut. Isha i g’zuem sa ma s’ka, se po shkojsha ni vën çi s’kisha kën kurrë ma parë. Sapo kalueme pyllin e livadet, aty te Tri Shelqet, en vaun e Dalishanit, ishte sulja jonë, ziftorja e babs, e g’jatë e thellë, me i fun t’gushtë. U ula n’ maje t’sules, kurse baba me rrëm në dorë, i dha sules t’shtymë e nisi perpara. Prej xhepit e xjerri shishen e vogel prej xhamit e piu pak raki, ma shumë për me shpla fytin. Me i pedanti t’lakmueshme dhezi i duhan e ju shtrengua rrëmit. Nëpër Vijën e Dalishanit gjarpnueshem rrëshqitëm përmes Synit të Dalishanit, dolëm ni shteg...
Burimi:
kultplus.com