Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Polonia nga 7 korriku do të vendosë kontrolle të përkohshme kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë
Polonia do të vendosë kontrolle të përkohshme kufitare në kufijtë e saj me Gjermaninë dhe Lituaninë nga 7 korriku. Lajmin e konfirmoi sot kryeministri polak, Donald Tusk. Sipas tij masa është e nevojshme për të kufizuar, për të zvogëluar në minimum flukset që nuk kontrollohen nga shërbimet e migracionit. Njoftimi erdhi pas një mbledhjeje të kabinetit. Ky njoftim vjen pas forcimit të kontrolleve kufitare nga Gjermania, të vendosura pasi qeveria e re e udhëhequr nga konservatorët mori detyrën në maj. Si pjesë e kësaj politike, zyrtarët kufitarë gjermanë u udhëzuan të mohonin hyrjen e migrantëve të parregullt - madje edhe atyre që kërkonin azil - një masë që...