“Politikisht je autik nëse voton PD”,Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Pa dashje

“Politikisht je autik nëse voton PD”,Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale të 11 majit nga qyteti i Gjirokastër.Kjo deklaratë u shoqërua me reagime të shumta dhe bëri që në orët e vona të së martës, Edi Rama të postojë një video në rrjetet sociale ku kërkon falje. “Është vonë, por nuk mund të mos e ndaja dot këtë reflektim. Të gabosh është njerëzore, port ë mos kërkosh ndjesë kur gabon nuk është burrërore. Krejt pa dashje sot kam cenuar fëmijët autik dhe me siguri kam lënduar prindër të tyre duke folur për autizëm politikë, shprehje që diku më ka mbetur në mendje sepse është përdorur shpesh edhe në literaturë politike...