Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Politikat sociale, Rama: Do rikonceptojmë bonusin e bebeve
👁6661
Oferta politike e socialistëve për mbrojtjen sociale synon nxitjen e punësimit dhe dyfishim të buxhetit për fëmijët me aftësi speciale, pohoi kryeministri Edi Rama gjatë një takimi që zhvilloi në Burrel. “Dyfishojmë mbështetjen për fëmijët me aftësi speciale, dhe nënat e tyre”. Rama u ndal edhe te pensionet, duke pranuar se mbetet beteja kryesore. Pensioni miminal 200 euro dhe mesatar 400 euro. Kryesocialisti theksoi se do të rikonceptohet programi i bonusit të bebeve. Në vend të ndihmës financiare me çek, do të veprohet me pagesa mujore për një periudhë dy, tre dhe pesë vjeçare, në bazë të numrit të fëmijëve....