Politikat antiprodhim, si Rilindja e shndërroi Shqipërinë në vendin me koston më të lartë të jetesës

Politikat antiprodhim, si Rilindja e shndërroi Shqipërinë në vendin me koston më të lartë të jetesës

Sipas Eurostat, për vitin 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin sa 100.1 për qind e mesatares së vendeve të BE-së. Kjo do të thotë se qytetarët shqiptarë i blejnë ushqimet bazë të jetesës me shtrenjtë, jo vetëm se të gjithë fqinjët me ekonomi të ngjashme, por paguajnë më shumë edhe se hollandezët, spanjollët, polakët, çekët, sllovakët e kështu më radhe. Kur rritja e kostos së jetesës, shoqërohet me rritjen e të ardhurave të paktën në të njëjtën masë, atëherë fuqia blerëse e qytetarëve qëndron e pandryshuar. Por në Shqipëri ka ndodhur e kundërta. Sipas të dhënave të Eurostat, nëse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur me 32 pikë përqindje relativisht me mesataren e BE-së, të ardhurat për frymë janë rritur me 7 pikë...