Policisë Rrugore e Elbasanit bën bilancin: 4 të arrestuar dhe mbi 1200 masa administrative për shkelje!
Policia Rrugore e Elbasanit ka vijuar kontrollet në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut. Aksioni synon rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, menaxhimin e rrjedhshmërisë së trafikut dhe parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën e qytetarëve. Gjatë kontrolleve të zhvilluara gjatë një jave, strukturat e policisë kanë goditur disa raste të shkeljeve të rënda ligjore nga drejtuesit e mjeteve. “Si rezultat i monitorimit, gjatë 1 jave, janë arrestuar 4 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 6 të tjerë, për drejtim mjeti, pa leje drejtimi dhe/ose në gjendje të dehur,” njofton Policia Rrugore e Elbasanit. Strukturimi i masave administrative dhe shkeljet kryesore Përveç procedimeve penale, gjatë kësaj periudhe janë ndëshkuar me masa administrative një numër i lartë shkelësish të...
Burimi:
javanews.al