Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Policia zbardh mashtrimet online: Goditet grupi kriminal dhe call center-i në Tiranë
👁9486
Në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma” dhe operacionit policor “Recovery”, Policia e Shtetit ka zbuluar dhe goditur një grup kriminal që operonte përmes mashtrimeve kompjuterike, duke përdorur një call center të përshtatur për këtë veprimtari të paligjshme. Autoritetet kanë arrestuar një nga organizatorët dhe 6 punonjës të këtij call center-i, ndërsa punonjës të tjerë janë vënë në hetim. Ky operacion është realizuar në bashkëpunim me strukturat e hetimit të krimeve kibernetike dhe financiare, dhe ka rezultuar në sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike dhe celularëve të përdorur për mashtrimin. Për veprime të mëtëjshme, materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës....