Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Policia thirrje qytetarëve: Mos klikoni në këto linqe, ju vjedhin të dhënat e bankës
Foto ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit, ka informuar opinionin publik lidhur me një skemë mashtruese që po qarkullon në mënyrë masive. Përmes mesazheve në telefon dhe aplikacioneve të ndryshme të komunikimit elektronik, raportohet se persona ende të paidentifikuar po dërgojnë mesazhe që përmbajnë linqe të rreme. Mashtruesit paraqiten si përfaqësues të institucioneve bankare apo shtetërore dhe kërkojnë përditësimin e të dhënave bankare ose verifikimin e llogarive personale. “Pasi viktimat klikojnë në këto linqe dhe plotësojnë të dhënat personale ose financiare, autorët arrijnë të aksesojnë llogaritë bankare të qytetarëve, duke realizuar në disa raste edhe vjedhjen e shumave të konsiderueshme parash,”-...