Policia tërhiqet, hapet rruga para Kryeministrisë! Protestuesit paqësorë afrohen para zyrës së Ramës

Policia tërhiqet, hapet rruga para Kryeministrisë! Protestuesit paqësorë afrohen para zyrës së Ramës

Policia ka liruar bulevardin para Kryeministrisë duke lënë protestuesit të afrohen. Një pjesë e madhe e turmës së protestuesve janë shpërndarë në qytet nga aksioni i mëparshëm i policisë me gaz lotsjellës dhe ujë. Ndërkohë tashmë para kryeministrisë ka mbetur vetëm një bërthamë e vogël protestuesish paqësorë, ndaj të cilëve FNSH hapi rrugën dhe futi autobotin e ujit brenda oborrit kryeministror.