No Image Available

Policia shpërndan turmën me forcë, pedagoget dalin në mbrojtje të të rinjve

Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Ndërhyrja e forcave të rendit ka tensionuar situatën, megjithëse tubimi ishte paraqitur si protestë paqësore. Përdorimi i mjeteve për shpërndarjen e turmës ka shkaktuar reagime dhe irritim te protestuesit. Në disa momente, pedagoge të pranishme në tubim kanë ndërhyrë për të mbrojtur të rinjtë gjatë përplasjes me forcat e policisë. Protesta zhvillohet në kuadër të revoltës studentore, ku kërkesat për ndryshime në arsim dhe reagimet ndaj dhunës së ditëve të fundit kanë sjellë rritjen e tensioneve në kryeqytet.