Policia pranon dhunën ndaj protestuesve, hetime për plagosjen në sy të 28-vjeçarit
Policia pranon dhunën ndaj protestuesve, hetime për plagosjen në sy të 28-vjeçarit. Pezullohet një efektiv i “Shqiponjave” Policia e Shtetit ka pranuar një rast të tejkalimit të detyrës dhe përdorimit joproporcional të forcës nga një efektiv gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë. Ndërkohë, kanë nisur hetimet për rrethanat në të cilat 28-vjeçari E. V. pësoi dëmtim në sy. Sipas njoftimit zyrtar, inspektori A. K., punonjës i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, është pezulluar nga detyra pas publikimit në media të pamjeve ku shfaqet duke shkelur parimin e proporcionalitetit. Ndaj tij, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin administrativ. Masa ndaj efektivit vjen pasi rasti u bë publik, duke ngritur pikëpyetje mbi kontrollin e ushtruar nga drejtuesit gjatë ndërhyrjeve në terren. Në të njëjtin njoftim, Policia...
Burimi:
shkodraweb.com