Policia përgënjeshtron lajmet për dorëheqjet masive dhe sqaron mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve

Policia përgënjeshtron lajmet për dorëheqjet masive dhe sqaron mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve

Policia e Shtetit ka reaguar pas raportimeve se disa mësuesve dhe pedagogëve u janë dërguar mesazhe intimiduese në emër të institucionit, lidhur me pjesëmarrjen e tyre në tubime. Në një deklaratë për mediat, Albert Nushi, shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike, sqaroi se mesazhet nuk janë dërguar nga Policia e Shtetit, por nga persona ende të paidentifikuar. Sipas Nushit, mesazhet pretendohet se u bëjnë me dije mësuesve dhe pedagogëve se janë filmuar nga policia gjatë pjesëmarrjes në tubim dhe se do të kontaktohen për t’u komunikuar akuza. “Gjatë ditës së djeshme, disa mësuesve dhe pedagogëve u janë dërguar mesazhe në emër të Policisë së Shtetit, me përmbajtje intimiduese, ku pretendohet se ata janë filmuar nga Policia gjatë pjesëmarrjes në tubim dhe...