Policia në ndjekje të një automjeti në rrugën “Myslym Shyri”, përplasen 4 makina

Policia në ndjekje të një automjeti në rrugën “Myslym Shyri”, përplasen 4 makina

Policia ka ndjekur një automjet nga zona e “Myslym Shyrit” deri në zonën e ish-Bllokut, në rrugën “Andon Zako Çajupi”, pasi dyshohej për një armë zjarri. Pas ndjekjes, është kapur një person, ndërsa është sekuestruar një armë zjarri. Sakaq gjatë ndjekjes, janë përplasur 4 makina. Automjeti që drejtonte i arrestuari është i tipit Audi Q8. E gjithë skena e ndjekjes është parë nga qytetarët dhe ka krijuar panik për shkak se mjeti në ndjekje ka kryer manovra për t’i shpëtuar policisë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Burimi: Gijotina.com