Policia në aksion të madh: 13 persona të arrestuar, zbardhen detajet e para

Policia në aksion të madh: 13 persona të arrestuar, zbardhen detajet e para

Është në zhvillim operacioni **“Filter”**, i ndërmarrë nga Drejtoria e Doganave në koordinim me institucionet kompetente, në kuadër të një hetimi për dyshime mbi një sistem të organizuar të kontrabandës së cigareve. Sipas Drejtorisë së Doganave, në hetim janë përfshirë kompani të shpedicionit, transportit dhe eksportit, persona fizikë, si dhe zyrtarë policorë e doganorë. Operacioni po zhvillohet nga Sektori për Kontroll dhe Hetime dhe Departamenti për Hetime i Drejtorisë së Doganave, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Byronë për Siguri Publike dhe Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Sipas autoriteteve, hetimi ka zbuluar disa raste të dyshuara të kontrabandës së organizuar të sasive të mëdha të cigareve, si dhe shmangies së pagesës së detyrimeve doganore në vlerë prej...