Policia ndryshon strategjinë, tërhiqet FNSH, komandanti: Nëse nuk godisni, nuk reagojmë. Kam djalin me ju, protestë të mbarë!
komandanti i FNSH TIRANË-Teksa studentët u grumbulluan para Ministrisë së Arsimit, komandanti i FNSH pati një komunikim me të rinjtë në vijën e parë të frontit të protestës. Komandanti i FNSH-së,tha se FNSH nuk do bëjë asnjë ndërhyrje nëse protesta do të jetë paqësore. Pas fjalës së komandantit, boti i ujit është tërhequr. “Nuk është e ligjshme që policia ka hedhur gurë. Do të shikohen filmimet dhe do të merren masa. Jam komandanti i FNSH-së, jap përgjigje vetëm për këto forca. Ju eci mbarë! Edhe unë kam djalin në protestë. Më lini të bëj detyrën! Do të ushqehet familja, do të zbatohet ligji, do të mbrohet shteti”, u shpreh ai gjatë bisedës me protestuesit. “Nëse ka gurë dhe mjete të forta do përdoret uji dhe gazi,...
Burimi:
zeri.ai