Policia “mësyn” në lokalin në Fier, 16 persona luanin poker me 8 mijë € në tavolinë, pranga administratores

Policia “mësyn” në lokalin në Fier, 16 persona luanin poker me 8 mijë € në tavolinë, pranga administratores

pamje nga operacioni policor FIER-Një rast i veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit është goditur nga Policia e Fierit. Efektivët bastisën një lokal në Fier në lagjen "Kastriot", ku u kapën në flagrancë 16 persona duke luajtur poker.  Në kuadër të operacionit “No Games”, u arrestuan administratorja e lokalit dhe organizatori i lojërave të fatit, Dhurata Sherifaj dhe Rudenc Cenko, ndërsa një hetim në gjendje të lirë ka nisur për 16 personat banues në Fier, Tiranë, Durrës, Korçë dhe Berat, të cilët u kapën duke luajtur poker. Policia sekuestroi një tavolinë pokeri, një kuti me 500 çipsa, 6 pako me letra bixhozi, 5 telefona celularë dhe 8 mijë euro. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni i koduar “No Games”, goditet një tjetër rast i organizimit të...