Policia largon protestuesit nga hyrja e Kryesisë së Kuvendit, aktivistët: Po mbroni krimin!

Policia largon protestuesit nga hyrja e Kryesisë së Kuvendit, aktivistët: Po mbroni krimin!

Policia ka larguar një grup protestuesish nga hyrja e Kryesisë së Kuvendit, ku ishin mbledhur në pritje të deputetëve. Protestuesit kishin dalë në anën tjetër të hyrjes së institucionit, ndërsa forcat e policisë kanë ndërhyrë për t’i larguar nga zona. Lëvizja e policisë është bërë në mënyrë që deputetët të mund të largohen nga Kryesia e Kuvendit në kushte të sigurta. Ndërkohë aktivistët janë dëgjuar të hedhin thirrje kundër uniformave blu: “Polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne”.