Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Policia greke kap në Qafë-Botë shqiptarin e kërkuar për vrasje
Policia greke, në kuadër të përforcimit të masave në pikën e kalimit kufitar të Mavromatit (Qafë-Botë), kanë kapur një shtetas shqiptar të kërkuar për vrasje. Shqiptari është ndaluar në mbrëmje, nga sektori i verifikimit të pasaportave të Sajadhës, në bashkëpunim me sektorin e zbulimit të krimeve të Igumenicës. Ai ka tentuar të futej në Greqi përmes pikës së kalimit kufitar. Siç rezultoi, ai ishte person i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, për veprën penale “vrasje me dashje”. Ai është shoqëruar në Komisariatin e Igumenicës dhe dosja i ka kaluar Prokurorisë se këtij qyteti për nisjen e procedurave të ekstradimit....