Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Policia greke arreston në Qafë-Botë shqiptarin e kërkuar për vrasje
FOTO ILUSTRUESE QAFË-BOTË-Një shqiptar i kërkuar për vrasje është arrestuar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Mavromatit. Sipas raportimeve, shqiptari u identifikua nga sektori i verifikimit të pasaportave të Sajadhës, në bashkëpunim me sektorin e zbulimit të krimeve të Igumenicës. Shqiptari identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije po tentonte të futej në territorin grek pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për "vrasje me dashje". Mësohet se dosja i ka kaluar Prokurorisë./ZËRI