Burimi:
Sot.com.al

Policia godet rrjetin e prostitucionit dhe kokainës në Vlorë, arrestohen 4 persona
👁5739
Policia e Vlorës ka goditur një rrjet kriminal të përfshirë në prostitucion dhe shitjen e lëndëve narkotike, duke ekzekutuar 4 masa sigurie. Një prej të arrestuarve është shtetasi A.T., i cili është vënë në pranga për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, ndërsa për tre shtetaset e tjera, të përfshira në veprimtarinë e prostitucionit, është caktuar masa “Arrest në shtëpi”. Shtetasi A.T., 39 vjeç, u siguronte lëndë narkotike, kryesisht kokainë, klientëve të tre vajzave që ushtronin prostitucion. Policia vijon hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rrjet dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale....