Policia e Shtetit: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj

Policia e Shtetit: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me protestën e sotme, duke dënuar aktet e dhunës ndaj efektivëve dhe institucioneve. Në një njoftim zyrtar, policia u ka bërë thirrje protestuesve të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, ndërsa ka paralajmëruar se çdo veprim që rrezikon jetën e punonjësve të policisë dhe qytetarëve do të trajtohet në përputhje me ligjin. Reagimi i plote: Gjatë protestës së ditës së sotme, punonjësit e Policisë së Shtetit janë përballur me akte të vazhdueshme dhune, të cilat rrezikojnë drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe sigurinë e qytetarëve. Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestë të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, të cilët sulmojnë punonjësit e Policisë dhe institucionet, si dhe...