Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk pati asnjë incident, ndërsa ekipi do të udhëtojë drejt Beogradit. Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, 7 qershor, u zhvillua ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila përfundoi me barazim 0-0. Nuk u shënuan incidente, ndërsa stadiumi “Air Albania” u elektrizua me thirrjet e tifozëve shqiptarë në mbështetje të Kombëtares. Edhe kur ekipi serb mbërriti në Tiranë, pasditen e 6 qershorit, situata ishte normale. Ata u akomoduan në hotelin pranë stadiumit, nën masa të rrepta sigurie. Edhe eskortimi i tyre për stërvitjen apo për...
Burimi: Opinion.al