Policia e Lezhës bllokon makinën luksoze “Rolls-Royce”, nis hetimi pasuror për pronarin me banim në Britani: S’kishte dokumentacion!
Policia e Lezhës ka nisur një aksion të përqendruar ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në qytet, me synim verifikimin e origjinës së tyre dhe zbulimin e pasurive me burim kriminal. Në kuadër të këtij aksioni, shërbimet e Hetimit të Krimeve Ekonomike e Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Policinë Rrugore, kanë bllokuar një mjet luksoz të tipit “Rolls-Royce”. “Gjatë verifikimeve të kryera në terren lidhur me historikun e blerjes, shitjes dhe posedimit të mjetit, policia konstatoi mungesë të plotë dokumentacioni zyrtar. Për këtë arsye, u vendos bllokimi administrativ i automjetit “Rolls-Royce”, ndërsa materialet i kaluan strukturave përkatëse për nisjen e një hetimi pasuror ndaj pronarit të tij, shtetasit me iniciale F. M., me banim në Mbretërinë e Bashkuar”, tha policia. Policia e...
Burimi:
javanews.al