Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Policia e Gjirokastrës: Dorëzuam pa problem të gjitha objektet ku janë qendrat e votimit
👁13340
POLICIA E SHTETIT Policia e qarkut Gjirokastër përfundon pa probleme dorëzimin e të gjitha objekteve që do të shërbejnë si qendra votimi. Shërbimet e Policisë, gjatë kryerjes së shërbimit për ruajtjen e qendrave të votimit, nuk kanë konstatuar asnjë problem. Dorëzimi i qendrave të votimit, nga shërbimet e Policisë, ka filluar që prej orës 06:00 të mëngjesit të datës 11 maj 2025, sipas të gjitha kërkesave ligjore, me procesverbalet përkatëse të komisionit të qendrave të votimit. Të gjitha qendrat e votimit, janë dorëzuar në rregull, dhe punonjësit e Policisë janë grumbulluar në ambientet e përcaktuara për ta, gjatë procesit zgjedhor....