No Image Available

Policia “e fluturoi” në ajër/ 21 vjeçari nuk kujton asgjë, ja gjendja e tij

Gjendja shëndetësore e 21-vjeçarit Muhamet Skana, i cili u përplas me një efektiv policie gjatë protestës, është përmirësuar, por problemet vijojnë. Gazetarja e Top Cahnnel, Rudina Muça, deklaroi se sipas familjarëve, i riu ende nuk arrin të kujtojë apo të tregojë se çfarë ka ndodhur që nga momenti i incidentit, shoqërimi në komisariat dhe deri në mbërritjen në Spitalin e Traumës. Familjarët kanë bërë të ditur se e kanë të vështirë të flasin për mediat, por kanë theksuar se do ta ndjekin çështjen deri në fund. Sa i përket Eva Pangos, e cila pësoi një goditje në pjesën e sipërme të kokës, bëhet e ditur se gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar. Sipas informacionit të dhënë, goditja nuk i ka prekur trurin. “Familjarët e 21-vjeçarit...