Policia arreston 3 persona, piromanët ndezën zjarre në Shijak dhe Ishëm
Tre persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohen si autorë të dy rasteve të zjarrvënies në zonën e Ishmit dhe Shijakut. Në pranga kanë përfunduar Shaban Domi, 44 vjeç, Ilir Rika, 48 vjeç dhe Reshit Jaheshi, 59 vjeç. Sipas Policisë, dy prej të arrestuarve, Ilir Rika dhe Reshit Jaheshi, dyshohet se shkaktuan zjarrin në fshatin Ishëm, ndërsa Shaban Domi dyshohet se është përgjegjës për një tjetër zjarr në fshatin Rreth, Shijak. Zjarri në Ishëm dogji dhjetëra hektarë Hetimet nisën pas një zjarri që përfshiu një sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore në Ishëm. Sipas të dhënave të Policisë, Rika dhe Jaheshi ndodheshin në banesën e një shtetasi tjetër, ku po prisnin tuba hekuri me gur fresibël. Shkëndijat e krijuara gjatë punës dyshohet se kanë ndezur bimësinë përreth....
Burimi:
ntv.al