Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Policia aksion në kryeqytet/ Bllokohen 42 makina luksoze në Tiranë, 35 shoferë nën hetim
Gjatë javës së fundit janë arrestuar dhe proceduar penalisht 35 drejtues mjetesh si dhe janë bllokuar 42 automjete, për shkelje të ndryshme. Në fokus të policisë janë: Parandalimi/eleminimi i zhurmave shqetësuese të shkaktuara nga marmitat e modifikuara, që cenojnë rendin dhe qetësinë publike; Lirimi i hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga automjete/apo biznese, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe IMT; Sigurimi i përdorimit të kaskës mbrojtëse dhe jelekëve fosforeshentë nga drejtuesit e motomjeteve; Ndëshkimi i drejtuesve që qarkullojnë nën efektin e alkoolit; Shkeljes së sinjalistikës rrugore; Policia Rrugore do të vijojë kontrollet pa ndërprerje, në çdo orë...